Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar të premten 226 raste të reja të prekura me koronavirusin e ri, pas marrjes së 459 mostrave.
Sipas këtij Instituti, përgjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 15 pacientë të prekur me sëmundjen COVID-19, që shkakton ky virus, duke e çuar numrin total të viktimave në 226.
Nga 8,330 persona të prekur me koronavirus prej regjistrimit të rasteve të para më 13 mars në Kosovë, aktualisht numri i rasteve aktive qëndron në 3,525, derisa i të shëruarve në 4,578.
Vetëm në ditën e fundit, nga virusi janë shëruar 115 pacientë./REL





