15 vite më parë, më 15 mars 2008, 26 persona humbën jetën në një nga ngjarjet më tragjike në vend, si pasojë e shpërthimit të fabrikës së municioneve në Gërdec.
300 qytetarë të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi që shkatërroi banesat në zonë.
Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes gjatë kohës kur shpërtheu fabrika e municioneve në Gërdec, doli para gjykatës anti-korrupsion për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim me ushtarakë komandues.
Hetimet për ngjarjen e rëndë janë zvarritur dhe vetëm një dekadë e gjysmë më pas, SPAK ka dorëzuar dosjen në gjykatën anti korrupsion për Fatmir Mediun, ish-ministër i Mbrojtjes gjatë kohës kur ndodhi shpërthimi, për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim me ushtarakë komandues.
SPAK gjykimin e tij pasi dyshon se ish-ministri bashkëpunoi me zyrtarë të tjerë duke nxjerrë akte nënligjore që dëmtuan shtetin në favor të kompanive SAC dhe Albademil, që të dyja të nënkontraktuara për demontimin e municioneve në Gërdec.
Më herët, gjykata në këtë pikë ka shpallur fajtorë është ish-zyrtarë të tjerë, nëpunës dhe ish-ushtarakë.
SPAK, po ashtu ka deklaruar se ka kryer verifikime mbi procedurën e shitjes së municioneve luftarake nga Ministria e Mbrojtjes dhe Meico tek shoqëritë e huaja Evdin me seli në Qipro dhe ‘AEY ” me seli në Florida.
Më herët në SPAK janë pyetur një sërë zyrtarësh, dhe jo vetëm, midis tyre edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha. Veçimi i dosjes për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, në Gërdecin e hapur ende pritet të hedhë dritë mbi personazhe të tjerë ende të pa marrë nën hetim.