Një 15-vjeçar ka përplasur një automjet të policisë në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, ku mbeti e plagosur një efektive.

Ngjarja ndodhi pasi i mituri nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe u ndoq nga forcat e rendit që prej zonës së Çoles. Gjatë tentativës për ta ndaluar, ai përplasi mjetin e policisë, duke e kthyer përmbysur.

Si pasojë e përplasjes, një efektive mbeti e lënduar dhe u transportua me shpejtësi drejt spitalit rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Në aksident u përfshi edhe një automjet tip “Benz”, fatmirësisht pa persona të lënduar.

Autori është shoqëruar në komisariat, ndërsa policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.