(Foto ilustruese)
Një 15-vjeçar është arrestuar nga policia në Delvinë, pasi ka ngarë makinën dhe ka shkatuar aksident duke lënë të plagosur dy persona si dhe veten e tij.
Policia lokale me dije se ka arrestuar adoleshentin me iniciale R.D., banues në fshatin Kopacez, Delvinë.
Arrestimi i adoleshentit u bë pasi duke udhëtuar me një automjet në aksin rrugor Vergo – Shijan, ka goditur një shtyllë dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë.
Njoftimi i policisë:
Policia arreston në flagrancë për “Drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt”, shtetasin: R.D., 15 vjeç, banues në fshatin Kopacez, Delvinë.
Arrestimi i tij u bë për arsye se ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Benz” me targë AA842GZ në aksin rrugor Vergo – Shijan pranë vendit të quajtur “Qafa e Beshirit” ka dalë nga rruga dhe ka goditur një shtyllë prej betoni, ku për pasojë ka marrë dëmtime të lehta ai vetë (drejtuesi i mjetit) si dhe dy shtetas të tjerë pasagjerë në këtë mjet (A.D. 12 vjeç dhe N.D. 21 vjeç).
Të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.





