ANGLI, 09 mars 2013 – Kjo fotografi tronditëse tregon sesi është rrahur barbarisht një nxënës i pafajshëm. 15 vjeçari u godit pa mëshirë nga një grup gangsterësh, aq sa dhe e ëma pati vështirësi ta njihte pasi pa fytyrën e tij të “katandisur” në këtë mënyrë.  

Siç tregojnë pamjet filmike që mund t’i shihni në videon e mëposhtme adoleshenti u godit në mes të rrugës nga shumë të rinj njëkohësisht që e goditën kokën e tij sikur të ishte top futbolli thotë Daily mail. Djali që u rrah barbarisht nuk kishte asnjë faj, thjesht u ngatërrua me një tjetër person.

Ai dhe miqtë e tij ishin duke biseduar jashtë një rreshti dyqanesh në Mançester pasditen e së shtunës, kur grupi prej 12 burrash i sulmoi papritmas. 15 vjeçari pësoi dëmtime të rënda në fytyrë dhe mjekëve iu desh ta qepnin në shumë vende. Në të njëjtën kohë ai ka një krah të thyer.

Policia tha sot se rrahja ishte i lidhur me një grindje mes bandave rivale, por konfirmoi se djali emri i të cilit nuk bëhet i ditur ishte në "vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar".

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/