1 dhjetor 2015 – Në Britaninë e Madhe një 15-vjeçare ka e cila ka kaluar një alergji të çuditshme ka vendosur t’i japë fund jetës duke u vetvarur.
Prindërit e të miturës Jenny Fry, kanë deklaruar se, vajza e tyre vuante nga elektro-mbindjeshmëria që shkaktohej nga valët WiFi. Jeta e saj ishte vështirësuar së tepërmi prej vitit 2012, kur ajo filloi të ndjente dhimbje koke, lodhje të madhe dhe probleme me fshikëzën.
Prindërit e vajzës besonin se gjithçka vinte nga valët Wireles në shkollën e vajzës, dhe vendosën të shkëpusnin linjën e internetit në banesën e tyre para se vajza të ndërmerrte aktin tragjik në qershor të këtij viti.
Jenny Fry i kishte thënë një shoku të klasës se nuk do të shkonte në shkollë ditën kur ajo u gjet e varur në Brooke Woods, afër shtëpisë së saj në Chadlington.
Këto pretendime të prindërve nuk janë hetuar ende zyrtarisht edhe pse prindërit e 15-vjeçares i janë drejtuar gjykatës në Chadlington. Mjeku ligjor Darren Salter tha se në kartelën e vajzës, nuk ekzistojnë fakte që ajo të ketë humbur jetën si pasojë e një alergjie të shkaktuar nga valët WiFi.
Por prindërit e saj shprehen të bindur dhe për këtë arsye, kanë nisur një fushatë të gjerë, për heqjen e internetit nga institucionet arsimore, pasi sipas tyre rrezikojnë jetën e fëmijëve.
/portali DurresLajm/