Një vajzë në Durrës ka tentuar t'i japë fund jetës duke u vetëhelmuar.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se gjatë ditës së djeshme (25.06.2018), 15-vjeçarja O.K. është vetëhelmuar me medikamente mjekësore.
Mësohet se aktin e vetëflijimit 15-vjeçarja do ta kryente në banesën e saj, ndërsa aktualisht ndodhet në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.
Në njoftimin zyrtar nuk bëhen me dije arsyet që e kanë çuar të renë drejt një vendimi me fund tragjik.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.





