Sarandë, 10 korrik 2014 – Një 21-vjeçar ka plagosur me thikë të dashurën e tij 15-vjeçare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjesit të sotëm në Ksamil.
Sipas burimeve të policisë, 21-vjeçari Klodian Oruçi ka shkuar në banesën e të dashurës A.Sadiku dhe në debat e sipër ka goditur me thikë të dashurën e tij adoleshente. Më pas në gjendje të rënduar psikologjike Oruçi ka tentuar të vetëvritet duke goditur veten me të njëjtën thikë.
Dy të rinjtë që ishin në gjendje të rëndë u dërguan në spitalin e Sarandës dhe më pas u transportuan me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkaq policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqet e konfliktit mes të rinjve.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





