15 vjet më parë ishte ende një tabu, që vajzat e bukura dhe djemtë të sfilonin me kostume plazhi, në salla të mëdha e para një publiku të gjerë, për të garuar në një eveniment, i cili me kalimin e viteve do të kthehej në startin e parë të nisjes së karrierës për shumë të rinj durrsakë, që nuk konkurojnë vetëm për hijeshinë, bukurinë e nurin, por edhe për inteligjencën karakterin dhe forcën e arsyes.
“Miss e Mister Turizmi”, një prej evenimenteve të rëndësishëm të qytetit të Durrësit, shënon 15 vjet nga lindja e tij.
Myzejen Konduri, organizatorja e këtij eventi, kujton se në këtë rrugëtim të gjatë është përballur me vështirësi të ndryshme, e shpeshherë dyert i janë mbyllur, por sërish ka vijuar punën për të uar projektin përpara.
Rreth 20 vajza e 20 djem konkurojnë çdo vit për kurorën e Miss e Mister Turizmit, ku jepen edhe një sërë çmimesh të tjera. Konduri falenderon shumë bashkëpunëtorë, të cilët kanë bërë të mundur zhvillimin e spektaklit çdo vit.
Në përfundim të provave, eventi ku do të përzgjidhen më të bukurit e Durrësit do të mbahet në datë 18 korrik, në orën 20 e 30, në teatrin “Aleksandër Moisiu”.
K.H.





