Itali, 20 qershor 2014 – Eduard Çollaku, 41 vjeç, i njohur me pseudonimin “Carletto” u riarrestua në Itali, në qytezën e Gavirates, në provincën e Varezes.
Për koinçidencë, njëlloj si 10 vite më parë, Eduardi u arrestua për trafik droge, madje me të njëjtin ortak, italianin Xhuzepe Fortunën (Giuseppe Fortuna), 51 vjeç.
E reja e këtij arrestimi, është që Xhuzepja u arrestua bashkë me të birin Markon, 21 vjeç, të përfshirë në një aferë gjigande shpërndarjeje kanabisi shqiptar.
Karabinieria përdori në këtë operacion 150 forca. Bashkë me Eduardin dhe dy italianët babë e bir u arrestuan edhe 25 shpërndarës të tjerë droge. Ndër shpërndarësit e drogës ka italianë, rumunë si edhe shqiptari Ledi Subashi, 37 vjeç.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





