Çelsi E ka nisur shumë mirë sezonin e ri nën drejtimin e trajnerit Enzo Mareska dhe aktualisht londinezët qëndrojnë në vendin e tretë në renditjen e Premier Ligës në kuotën e 22 pikëve (pas 12 javësh kampionat).

Sulmi i “bluve” është treguar në lartësinë e duhur deri në këtë pikë të sezonit, ndërsa mbrojtja lë për të dëshiruar. Drejtuesit e klubit synojnë të përforcojnë këtë repart dhe kanë piketuar dy lojtarë që janë pjesë e Barcelonës.

Koundé dhe Araujo janë dy mbrojtësit që synon Çelsi për të përforcuar prapavijën. Për të bindur Barcelonën që t’i japë OK transferimit të tyre, londinezët do të kishin gati një shumë prej 150 milionë eurosh.