ITALI – Hap nesër siparin ekspozita dedikuar trashëgimisë kulturore shqiptare. Nga 24 janari deri më 7 prill, në Palazzo Madama në Torino, Itali do të qëndrojë e hapur një ekspozitë e veçantë dedikuar trashëgimisë së pasur historike dhe kulturore të Shqipërisë që nga kohët parahistorike deri në shekullin e shtatëmbëdhjetë.
150 vepra arti të mbledhura nga muzetë shqiptare, do të qëndrojnë për rreth 3 muaj të ekspozuara në muzeun e njohur torinez.
Ekspozita është organizuar falë mbështetjes së Ministrisë së Jashtme italiane dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë, si dhe ambasadës shqiptare në Romë.
Ekspozita në fjalë do të shërbejë për të bërë të njohur antikitetin shqiptar dhe vlerat historike të trashëgimisë kulturore shqiptare edhe në vendin fqinjë Itali. Për shumë shekuj me rradhë dy vendet tona kanë pasur shkëmbime të shumta tregtare e kulturore, gjë që ka ndikuar në krijimin e urave të bashkëpunimit të ngushtë mes dy komuniteteve dhe dy vendeve tona.