Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 1528 persona në SHBA, një tjetër shifër rekord që asnjë vend deri më tani nuk e ka arritur që nga fillimi i pandemisë.
Me ritme të shpejta po rritet edhe numri i të infektuarve duke kapur totalin e mbi 560 mijë të prekur, më e lartë se Spanja dhe Italia.
Eksperti për sëmundjet infektive në Shtetet e Bashkuara, Anthony Fauci, ka paralajmëruar se ekziston një rrezik i jashtëzakonshëm pasi virusi do të vijojë të përhapet shumë më shumë nëse SHBA rifillon edhe aktivitetet dhe i rikthehet normalitetit.
Sipas skenarëve që kanë parashikuar autoritetet, Covid-19 do të shkaktojë 60 mijë të vdekur dhe mund të zgjasë deri në korrik.





