Gjatë 24 orëve të fundit, numri i viktimave në SHBA ka pasur një trend rritës, ku 1,554 persona kanë humbur betejën me pandeminë e COVID-19, duke e rritur numrin total në 25,195 të vdekur.  

Po gjatë kësaj periudhe kohore janë regjistruar dhe 16,547 raste të reja ku gjithsej janë 603,488 të infektuar.  Edhe numri i të shëruarve është rritur në 38,131 persona që kanë lënë spitalin.  

Shteti më i prekur vijon të mbetet Nju Jorku, ku edhe aty vihet re një trend rritës në numrin e të vdekurve.   Në 24 orë u raportuan 778 viktima me një total prej 10,834 të vdekur.  

Në një konferencë për shtyp, guvernatori Andrew Cuomo u shpreh se janë regjistruar dhe 1600 raste të reja të infektuar me COVID-19. Gjithsej numërohen 202,208 persona të diagnostikuar me koronavirusin e ri.