Gjykata e Posaçme ka kaluar në gjykim dosjen ndaj Ardian Çapjes, Klajdi Dokolit, Etjen Canit dhe Jorgo Lekut për akuzën e vrasjes së dyfishtë në Elbasan në vitin 2012 Gentian e Nezir Beqiri (Babë e bir).
Gjithashtu, gjykata ndau dosjen për dy të pandehurit e tjerë, Florenc Capja dhe Ervis Bardhi për shkak se janë në mungesë, janë të arrestuar, njëri në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe tjetri në Greqi.
Florenc Çapja dhe Ardjan Çapja, në vitin 2012 pretenduan se nuk kishin lidhje me vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit, pasi ditën e ngjarjes ndodheshin në Maqedoni dhe jo në Elbasan. Por 8 vite më vonë, njëri nga vrasësit me pagesë Ervis Bardhi, u zbulua nga një gjurmë gishti, që më pas solli pendimin e tij dhe bashkëpunimin me prokurorinë.
Bardhi tregoi se së bashku me Jorgo Lekun ishte paguar nga Ardjan e Florenc Çapja 50 mijë euro, në këmbim të vrasjes së Gentian Beqirit. Bardhi, ka rrëfyer se Gentianin e ka ekzekutuar me 4 plumba në kokë, ndërsa babain e tij, Nezir Beqirin, e mbyti me jastëk Olsi Leku.





