Media italiane “La Stampa” raporton se 16 emigrantë janë zhdukur nga kampi i Gjadrit në Shqipëri, i ngritur në kuadër të marrëveshjes me Italinë. Sipas raportimeve, aktualisht në kamp kanë mbetur vetëm 25 persona.
Pas publikimit të këtij lajmi ka reaguar deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, i cili tha se kjo situatë ishte paralajmëruar që në fillim dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama për propagandë.
“Emigrantët e ardhur nga Italia zhduken nga Gjadri dhe broçkullat e Edi Ramës! Paralajmëruam që në krye të herës se kampi i Gjadrit do të shërbente për emigracionin e paligjshëm dhe do të drejtohej nga grupet e trafikantëve,” deklaroi Vasili.
Ai shtoi se marrëveshja me Italinë, që u prezantua me bujë nga qeveria, degradoi dhe i shërbeu vetëm disa ditë propagandë për Ramën, ndërsa për shqiptarët solli më shumë pasiguri dhe probleme.