5 nëntor 2013- Finalja e Festivalit Të Këngës në Radio Televizion do të mbahet më 28 dhjetor. RTSH ka bërë me dije se dy netë gjysmë-finaliste do të mbahen në datat 26 dhe 27 dhjetor. Janë 16 këngët konkurruese, ku dominojnë të rinjtë. Fituesi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision. Pjesëmarrës janë edhe Luiz Ejlli dhe Frederik Ndoci, të cilët kanë patur mundësinë që ta përfaqësojnë njëherë Shqipërinë ne Festivalin Evropian.
Lista e pjesëmarrësve në Festivalin e Këngës në RTSH
- Ti mungon – Marjeta Billo
- Zemërimi i një nate – Herciana Matmuja
- Jeta në orën 4 – Orges Toce
- Jam larg – Besiana Mehmeti dhe Shkodran Tolaj
- Grua – Sajmir Braho
- Nuk e di – Renis Gjoka
- Natë e pare – Venera Lumani dhe Lindi Islami
- Një ditë shprese – Frederik Ndoci
- Në zemër – Rezarta Smaja
- Mikja ime – Blerina Braka
- Me ty – Klodian Kacani
- Kur qielli qan – Xhejn dhe Enxhi Kumrija
- Kthehu – Luiz Ejlli
- Princesha – Lynx
- Vetëm për ty – Saviana Verdha dhe Edmond Mancaku
- Ëndërrat janë ëndërra – Xhejsi Jorgaqi





