Ka shumë arsye se pse duhet t’i duam pemët: ato ndihmojnë në prodhimin e oksigjenit, që na duhet për procesin e frymëmarrjes, na mbrojnë nga dielli i ditëve të nxehta dhe janë shtëpia perfekte për shumë shpendë e kafshë. Një tjetër arsye është se ato janë thjesht të mahnitshme.

Në fotogalerinë e mëposhtme kemi përzgjedhur 16 pemët më të bukura në botë, por edhe pse disa prej tyre nuk janë teknikisht pemë, por hardhi, shkurre apo që i përkasin familjes së bimëve barishtore, nuk mund të mos i fusnim në këtë kategori. 

Pemë 125-vjeçare në Kanada

Pemë 144-vjeçare në Japoni

 

Pemë të shtrembëruara nga erërat e forta në Zelandën e Re

Pemë japoneze në Oregon, SHBA

Pemë e mbuluar nga myshku në Oregon, SHBA

Pemë qershie në lulëzim në Gjermani

Pemë në Karolinën e Jugut 

Pemë në Brazil

Pema e gjakut të dragoit në Jemen

Një tunel i krijuar nga pemët në Oregon, SHBA

Eukalipt "ylber" në Hawai

 

Pemë në Afrikën e Jugut 

Pemë në Karolinën e Jugut

Pemë Baobabi në Madakaskar

Pemë në Irlandën e Veriut

 

Pema e tretë më e gjatë në botë në Kaliforni

Burimi: Bright Side

Përshtati: R.O.