Një dramë e vërtetë në Siri. Të paktën 16 persona kanë humbur jetën nga uria në Madaja. Lajmi bëhet i ditur nga organizata humanitare Mjekët pa Kufij, e cila njofton se 33 të tjerë janë në rrezik serioz për jetën.
Gjatë muajve të fundit të 2015-s, kanë humbur jetën nga uria 30 persona, teksa pamjet e fëmijëve thuajse pa jetë, kockë e lëkurë, kanë tronditur mbarë botën.
Drejtori i organizatës Mjekët pa Kufij, Brice de le Vingne tha se situata është e papranueshme dhe se zgjidhja është evakuimi i tyre. Madaja kontrollohet nga rebelët dhe forcat qeveritare kanë rrethuar qytetin për të mos lejuar avancimin territorial të ekstremistëve.
Por kjo bërë që 40 mijë banorët e qytetit të izolohen, duke shkaktuar kështu edhe vdekjet e tyre nga uria.