16 tetori është një datë që nuk mund të harrohet kollaj nga asnjë shqiptar, ndonëse personi që na kujton kjo ditë nuk jeton prej 32 vitesh.
Bëhet fjalë për datën e lindjes së diktatorit Enver Hoxha i cili sundoi e izoloi Shqipërinë për më shumë se 40 vjet.
Pavarësisht se sot, me më shumë lumturi një pjesë e popullit kujton 11 prillin e vitit 1985, shumë vitë më parë, kjo datë solli një “fatkeqësi” të madhe për të gjithë kombin shqiptar, dhe këtë e dëshmojnë pamjet ku burra e gra të moshave të ndryshme qajnë me dënesë.
Enver Hoxha i dha jetë një sistemi diktatorial të egër, nëpërmjet të cilit izoloi e varfëroi kë deshti, vrau, torturoi e internoi njerëz të pafajashëm por sërish populli e adhuronte dhe servilët e tij ishin gjithmonë në gatishmëri për të mbajtur gjallë regjimin e tij.
Sot, në ditën e lindjes së tij, të qarat e kombshme e klithmat e njerëzve të vuajtur të asaj kohe nga ai regjim e ai njeri, kushdo i sheh i duket një farsë e vërtetë.
Ai ka më shumë se një çerek shekulli që nuk jeton, por simbolet e tij ende valviten, në mënyrë që ta njohin edhe ata që patën fatin të lindin pas epokës së tij, ndonëse shenja që ka lënë diktatori i hekurt do të përcillet tek një sërë brezash.
G.D.





