Më 23 maj 2008 Dritan Hoxha u nda nga jeta, pas një aksidenti tragjik të ndodhur në Tiranë.
Dritan Hoxha është themeluesi i televizionit Top Channel, sakaq pak momente më herët një dedikim rrëqethës ka ardhur nga vajza e Dritanit, Lori Hoxha, në përkujtim të 16-vjetorit nga ndarja e jetës së të atit.
Babit, në përvjetorin e ikjes së tij. I shkruajta Sarës në mëngjes që ndihem në faj që nuk jam më e trishtuar për ikjen tënde, në faj që ndoshta hapsira midis momenteve kur të kujtoj do zgjatet sa më shumë vite kalojnë.
E ndërkohë që shkruaja, m’u mbushën sytë me lot e m’u mbush gjoksi me mall. Në fakt ajo që besoj unë ka ndodhur është që nuk e lejoj më dashurinë për ty, të papërdorur e pafalur, të më plasi shpirtin, por e çoj aty ku do dojë ti që ne të gjithë ta çonim dashurinë për ty, tek familja dhe Top Channel.
Meritoje të jetoje më gjatë e të shijoje me ne çdo kujtim por siç na pelqen ta themi ne ndonjëherë për hir të të pandryshushmes është që ike në ngritje pa e parë kurrë majën por as tatepjetën. Ndoshta s’do isha bërë kjo që jam po të më kishe shoqëruar 16 vitet e fundit e megjithatë do ta zgjidhja çdo herë atë rrugë. Vazhdo të më japësh shenja. I shoh dhe të ndjek, e sa më shumë punoj për ëndrrat e tua aq më shumë të ndjej afër.”