Rastet kur të miturit marrin automjetet e prindërve dhe e ngasin nëpër lagje apo edhe në qytet pa dijeninë e familjes, nuk janë të pazakonta, duke u kthyer kështu në rrezik serioz për jetën e tyre apo edhe të qytetarëve të tjerë.
Një rast i tillë është regjistruar në Durrës, ku një djalë i moshës 16 vjeç ka drejtuar makinën dhe pasagjer kishte marrë edhe fqinjin e tij të moshës 10 vjeç.
Ngjarjen e ka kallëzuar në polici babai i minorenit, shtetasi A.F., ndërsa specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori për vlerësim.





