TIRANE, 12 prill 2013- Një 16-vjecar ka plagosur me thikë fatorinon dhe shoferin e autobusit të unazës.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autobusin e unazës në kryeqytet pranë farmacisë numër 10. 

Raportohet sipas dëshmive të marra se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes fatorinos, shoferit të urbanit që ka ndërhyrë për të shmangur sherrin. 

Dëshmitarët kanë rrëfyer se 16-vjecari ka deklaruar se “ai do të ulet ku të dojë dhe nuk pyet asnjeri, as babanë e tij”.

Në këtë moment në gjaknxehtësi pas konfliktit verbal ka ndodhur dhe konfrontimit fizik, 16-vjecari ka nxjerr thikën dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur fatorino dhe shoferi i urbanit. 

Ngjarja ka shkaktuar panik tek qytetarët, të cilët udhëtonin në këtë linjë, ndërkohë që janë lajmuar dhe forcat e komisariati numër 4 që kanë arrestuar menjëherë 16-vjecarin.