Një 16-vjeçar shqiptar i Kosovës ka humbur jetën mëngjesin e sotëm për shkak të Covid-19.

Bëhet me dije se 16-vjeçari prej ditësh po luftote me virusin, por situata ishte përkeqësuar duke i marrë kështu jetën.

Betejën me Covid-19 e kanë bërë më të vështirë edhe sëmundjet bashkëshoqëruese që kishte i mituri.

Drejtori i Spitalit Regjinal të Gjilanit, Nisret Hajrullahu, ka thotë se 16-vjeçari prej 10 ditësh ishte i shtruar në spital dhe ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.