Një adoleshent shqiptar ka alarmuar policinë britanike, pasi prej gati dy javësh, ai është zhdukur duke mos lënë asnjë gjurmë.

Ngjarja, e raportuar edhe nga media britanike, ka dhënë informacionet se kur është parë për herë të fundit Rajmond Dida, në mënyrë që nëse dikush e ka parë të lajmërojë policinë vendase.

I mituri është parë për herë të fundit në zonën e njohur Seaford, dy javë më parë, rreth orës 18:45. Policia thotë se besohet të ketë udhëtuar në West Midlands dhe tani mund të ketë shkuar në Kroydon.

Familjarët dhe policia kanë kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e tij.