2 dhjetor 2013- Ka qenë ndoshta konkurrentja më e vogël në moshë dhe e ardhur nga Durrësi, por që ka dalë fituese duke rrëmbyer kurorën e më të bukurës në spektaklin që u organizua në Ferizaj në “Miss Intercontinental Kosovo”. Vajza quhet Klelia Cekani dhe ka mundur 29 bukuroshet e tjera që vinin nga Shqipëria, diaspora dhe Kosova në këtë garë bukurie, e cila është me patentë të producentit Dashnor Asllani. Bukuroshja do të përfaqësojë Kosovën në evenimentin e bukurisë që do të mbahet në fillim të muajit që vjen në Gjermani, e pavarësisht se është nga Shqipëria, ajo do të përballet në konkurrencë edhe me një tjetër bukuroshe që është nga Tirana, por kjo e fundit do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë konkurs bukurie.
/panorama plus /





