Një 16-vjeçare është rrëzuar nga parvazi i dritares së shkollës dhe ka përfunduar me dëmtime në kokë.
Burimet nga Komisariati i Policisë së Kavajës ka bërë me dije se më datë 18.01.2018, në qendrën shëndetësore Rrogozhinë, është paraqitur e dëmtuar në kokë shtetasja e mitur S.XH, vjeç 16, pasi në ambientet e shkollës, aksidentalisht, është rrëzuar nga kanati i dritares dhe është dëmtuar.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për ngjarje aksidentale.





