Rreth 167 qytetarë kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e administratës së bashkisë së Shkodrës, pas vendeve të reja që u hapën me dorëheqjet masive në disa sektorë e njësi administrative.

Në një postim në facebook, kreu i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka ripërsëritur apelin për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në shërbim të komunitetit, të sjellin eksperiencën, energjinë dhe idetë e tyre për zhvillimin e qytetit dhe të gjithë territorit të saj.

“Deri tani, 167 qytetarë kanë shprehur interes për t’u bërë pjesë e administratës sonë.

Afati i fundit për aplikim: 25 Korrik

Bashkia Shkodër fton të gjithë ata që duan të kontribuojnë në shërbim të komunitetit, të sjellin eksperiencën, energjinë dhe idetë e tyre për zhvillimin e qytetit dhe të gjithë territorit të saj.

Aplikimi është i lehtë dhe i hapur për të gjithë:

Dërgoni CV-në tuaj Ose aplikoni në faqen zyrtare: www.bashkiashkoder.gov.al

Pozicionet janë të hapura për arkitektë, inxhinierë, ekonomistë, juristë, zjarrfikës, punonjës të Policisë Bashkiake dhe shumë profile të tjera.

“Bashkia e hapur për profesionistët dhe për të gjithë ata që e duan Shkodrën.”, thuhet në postimin e kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci.