Policia e Shkodrës ka publikuar pamjet e operacionit të arrestimit të 17 personave, të akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Dy ditë më parë policia finalizoi operacionin e koduar “Early Spring” pas një hetim prej më shumë se 10 muajsh.
Gjatë këtij operacioni antidrogë, u sekuestruan në vende dhe kohë të ndryshme 31140 rrënjë kanabis sativa, 150 kg kanabis, 330 gr farë kanabis, 9 automjete dhe 5 armë zjarri, si dhe 22 telefona.
Mes personave të arrestuar ishin edhe dy kryepleq dhe një efektiv i FNSH-së, i cili dyshohet se dekonspironte operacionet e policisë.
Aksioni i policisë “Early Spring” në Shkodër, finalizuar me arrestimin e 17 perosnave për kanabis, kishte koordimin nga Tirana dhe policia vendore.
Në këtë video duken momentet kur 110 forca speciale marrin instruksionet e fundit dhe koordinohen me policët e Shkodrës për të mësyrë në Shkodër, aty ku u arrestuan dje 17 persona, u sekuestruan armë, kanabis dhe fara kanabisi.





