Një aksident i rëndë me të paktën 17 viktima dhe 36 persona të plagosur ka ndodhur sot në provincën Igdir, në Turqi.
Mediat e huaja shkruajnë se viktimat janë kryesisht emigrantë nga Afganistani, Pakistani dhe Irani ndërsa makinat e tyre kanë kaluar ilegalisht në Turqi nga Irani.
Mësohet se furgoni me emigrantë është përplasur me një shtyllë çka ka shkaktuar flakë zjarri.
Disa nga viktimat kanë vdekur gjatë përplasjes me shtyllën, ndërsa pjesëtarët e tjerë kanë vdekur pasi furgoni më pas është përplasur me një tjetër makinë që po ashtu ishte duke transportuar emigrantë.
Guvernatori i provincës, Enver Unlu ka thënë pasi ka arritur në skenën e sotme se "ne jemi duke u përballur me një tragjedi të dhimbshme të emigrantëve".