Itali, 13 gusht 2014 – Vetëm gjatë javës së kaluar policia aeroportuale e Malpensas ktheu mbrapsht 50 pasagjerë, të cilët për arsye të ndryshme e kishin të ndaluar të hynin në territorin italian.
Ndër këta 50 pasagjerë, 17, pra një e treta, ishin shqiptarë, ndërsa të tjerët vietnamezë, pakistanezë, marokenë, egjiptianë, ganezë etj.
Shqiptarët e kthyer mbrapsht nuk u lejuan të hyjnë në Itali për arsye të ndryshme si psh. qënia e tyre të dëbuar nga Italia me vendim gjykate, heqja e lejes së qëndrimit (soxhornos) me vendim gjykate si dënim plotësues, apo pasja e precedentëve penalë (për krime ndaj pronës apo personit), që e bëjnë të pajustifikueshëm hyrjen në Itali për qëllime turizmi.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





