12 nëntor 2015 – Policia italiane në bashkëpunim me autoritet gjyqësore e policore të vendeve evropiane, e koordinuar nga agjencia e Bashkimit Europian Eurojust, ka ekzekutuar mëngjesin e sotëm operacionin e koduar “JWEB”.
Me urdhër të Prokurorisë së Romës, 17 persona janë arrestuar në Itali, Britaninë e Madhe, Norvegji e Finlandë, me akuzën e pjesëmarrjes në organizim për qëllim terrorizmi ndërkombëtar
Ndër 17 personat e arrestuar, që nuk janë me nënshtetësi italiane është dhe kosovari Eldin Hoxha.
Bashkë me të janë arrestuar në territorin italian dhe 6 persona të tjerë, Abdul Rahman Nauroz, Hama Mahmoud Kaml, Abdula Salih Ali, Hasan Saman Jalal, Mohamad Fatah Goran e Jamal Ibrahim.
Sipas hetimeve, kjo celulë xhihadiste po përgatiste atentatet terroriste në territorin italian. Në konferencën për shtyp u informua se hetimet e operacionit Jweb kanë nisur qysh në vitin 2010 me identifikimin e website-t xhihadist www.jarchive.info i drejtuar nga Mulla Krekar, raporton “Ora News”.
Ky sit i njohur si “Rawti Shax” o “Didi Nwe”, synonte krijimin e një gjenerate të re xhihadiste kryesisht nga diaspora kurde në Europë, duke u shndërruar në një universitet virtual ne rekrutimin e personave të rinj e në projektimin e atentateve terroriste në Norvegji, Itali e përgjithsisht në Europë.
Me fillimin e luftës në Siri, celula terroriste “Rawti Shax” u kthye në një rrjet rekrutimi luftëtarësh për Luftën e Shenjtë. Mes tyre dhe kosovari Eldin Hoxha të cilit iu financua udhëtimi drejt Sirisë.
/portali DurresLajm/