DURANGO– Përleshjet shkaktuan të paktën 17 të vdekur në një burg, në veri të Meksikës, në Gomez Palacio, Durango, bënë të ditur burime zyrtare vendase.
"Të paktën 11 të burgosur dhe gjashtë roje humbën jetën", theksuan burimet meksikane.
Të burgosur të tjerë sulmuan me armë zjarri rojet.
"Disa të burgosur u përpoqën të largoheshin përmes tuneleve, por u ndaluan nga ushtria", shtuan burimet zyrtare meksikane.
Zyrtarët thanë se forcat ushtarake ishin ftuar për ta ripërtërirë rendin në burg.
Gjatë viteve të fundit, trazirat masive në burgje në Meksikë janë të shpeshta