Itali, 14 maj 2014 – Gjykata e qytetit të Konelianos (Conegliano), provinca e Venezias dënoi 6 shqiptarë me 17 vjet burg dhe 71.600 euro gjobë për trafik dhe shpërndarje kokaine.

Kavajasi Dilaver Huqi, 58 vjeç, i njohur me nofkën “Daja”, të cilit ndër të tjera karabinierët i kapën një kilogramë kokainë të pastër të fshehur në djepin e nipit, u dënua me 5 vjet burg dhe 18.000 euro gjobë.

Fatmir Caka, me 2 vjet burg (me kusht) dhe 4.000 euro gjobë.

Ismet Kala, me 1 vit e 8 muaj burg dhe 4.000 euro gjobë.

Jerin Cucki, me 1 vit e 4 muaj burg dhe 22.000 euro gjobë.

Elton Bejko, me 2 vjet burg (me kusht) dhe 4.000 euro gjobë.

Elton Zylyftari, me 1 vit burg dhe 6.000 euro gjobë. Zylyftari po vuan në burg edhe një dënim të mëparshëm.

U dënua me grupin e shqiptarëve edhe italiani Pietro Bertoluci me 1 vit e 4 muaj burg dhe 3.600 euro gjobë.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/