Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minustash në Shkodër, konkretisht në aksin rrugor “Kosmaç – Vau i Dejës”. Mësohet se si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar një 17-vjeçar dhe vëllai i tij. 17-vjeçari, i cili ishte duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me murin rrethues të një banese. Sipas njoftimit të policisë, dy vëllezërit ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI:
Rreth orës 21:37, në aksin rrugor “Kosmaç – Vau i Dejës”, një 17-vjeçar, duke drejtuar një automjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me murin rrethues të një banese. Si pasojë, janë dëmtuar 17-vjeçari dhe vëllai i tij, shtetasi F.G., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.





