Teuta u mposht me rezultatin minimal 1-0 ndaj Shamrokut në sfidën e parë të vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Konferencës, të zhvilluar në Dublin, teksa gjithçka mbetet e hapur për përballjen e kthimit që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, më datën 12 gusht.

Ishte futbollisti 17-vjeçar, Emaku, i cili i hedhur nga stoli ndëshkoi durrsakët në minutën e 91-të. Durrsakët u mbrojtën mirë përgjatë 90 minutave, teksa u ndëshkuan në shtesë.

FT: Shamrok-Teuta 1-0

Emaku 90+1′