1 tetor 2015 – Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Tiranë, ku u vranë dy të rinj, një tjetër vrasje raportohet mbrëmjen e kësaj të enjteje.
Një 17-vjeçar është qëlluar për vdekje me thikë në fshatin Qatrom të Korçës nga një djalë 15 vjeç.
Viktima është Romario Kodra, i cili ka humbur jetën pasi u qëllua disa herë me thikë nga bashkëmoshatari i tij, Agron Feçanji. Mësohet se vrasja e të riut ka ndodhur pas një grindjeje pë motive banale mes dy djemve në një pikë lojërash elektronike në qendër të fshatit. Më pas, në gjaknxehtësi e sipër Feçanji i ka marrë jetën adoleshentit.
Si viktima ashtu edhe autori i dyshuar janë nxënës në një nga shkollat e mesme të qytetit juglindor.
/portali DurresLajm/