VLORË, 06 mars 2013 – Policia Vlorës ka mundur të parandalojë trafikimin e një vajze 17-vjecare me qëllim shfrytëzimi prostitucioni në Greqi.
Blutë e qyteti bregdetar bëjnë me dije se ka qenë shtetasja me iniciale M. P., vjec 17 e cila ka kallzuar faktin se kanë tentuar ta trafikojnë për qëllime prostitucioni.
Menjëherë pas kallëzimit policia ka mundur të arrestojë 21-vjecarin Miftar Çunaj, banues në Vlorë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se ka shfrytëzuar për qëllime prostitucioni shtetasen me iniciale M. P , 17-vjece, të cilën dyshohet se edhe do ta trafikonte duke e dhënë te persona të tjerë kundrejt një vlere monetare.
Materialet procedurale ju referuan prokurorisë për ndjekje të mëtejshme penale për “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”.





