DIBËR, 14 prill 2013 – Shfrytëzonte për prostitucion një 17-vjeçare në shtetin maqedonas, vihet në pranga tutori nga Lura e Matit.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia në pikën kufitare të Maqellarës, 17-vjeçarja nga Kavaja ka deklaruar se mbahej forcërisht nga Edmond Haxhiu në Maqedoni, ku shfrytëzohej për prostitucion. 

Sipas të miturës, në momentin që ishte larguar nga qyteti i Kavajës, Haxhiaj i kishte thënë se do të shkonin atje për t’u martuar, por më pas ai e ka detyruar të dalë në rrugë dhe të prostituojë.

Deklarata e 17-vjeçares, ka bërë që Edmond Haxhiu të arrestohet menjëherë nga policia. Blutë e Dibrës kanë nisur hetimet për ngjarjen dhe verifikimin e dëshmive të bëra nga 17-vjeçarja.