Modeli klasik i Nokia 3310 u publikua më në fund, 17 vjet pas prodhimit të parë historik. Versioni i ri ka një bateri me jetëgjatësi 1 muaj, 22 orë bisedë dhe lojën e tij popullore, “Gjarprin”.
Në një event i cili u zhvillua në Barcelonë dhe u transmetua në të gjithë botën nëpërmjet internetit, kompania finlandeze “HMD Global”, prezantoi telefonin Nokia 3310, i cili përveç cilësive më të mira të paraardhësit të tij, tashmë ka marrë edhe cilësi të telefonave android.
Telefoni u prezantua me disa ndryshime të vogla në pamjen e tij.
Me pamjen pak a shumë të ngjashme me paraardhësin, Nokia ka sjell modelin e ri jo me ekranin origjinal, 84×84, por me ngjyra. Megjithatë ka kapacitet interneti të kufizuar, dhe me lidhje 2.5 G, dhe do të punonte shumë ngadalë nëse përdoruesit përdorin 3G. ka vetëm një kamera me vetëm 2 megapiksel. Telefoni që ka shitur plot 126 pajisje deri në 2005, do të shitet nga kompania finlandeze, HMD Global.
Ndërkohë kompania “HMD Global”, e cila ka hedhur në treg edhe 3 telefona të tjerë android, ka deklaruar se pret që Nokia 3310, i cili vjen me një çmim prej 49 dollarësh në treg të ketë shitje shumë të mëdha në të gjithë botën.
Shefi ekzekutiv Arto Nummela thotë se është një farë detoksi dixhital, apo telefon pushimesh. “Nëse dëshiron të shkëputesh nga gjithçka, por të duhet telefoni, është një zgjidhje brilante. Pse të mos e dëshironit këtë telefon si karamele? Madje do të donit ta blinit si një aksesor”, ka thënë Nummela për BBC.
Shumë persona e konsiderojnë telefonon e mëparshëm Nokia 3310, si një prej telefonave më të mirë të prodhuar ndonjëherë për shkak të jetës së gjatë të baterisë së tij dhe fortësisë që kjo pajisje kishte.
Para se të dilte nga prodhimi në vitin 2005, kompania raportoi se më shumë se 126 milionë njësi të 3310 ishin shitur në të gjithë botën. Tashmë mbete të shohim nëse 3310 i ri do të ketë të njëjtin sukses si paraardhësi i tij.





