Në protestën kombëtare të opozitës, e cila do të zhvillohet sot në orën 19:00 do të jenë në gatishmëri 1700 efektivë policie.

Mësohet se Partia Demokratike ka kërkuar një marshim proteste nga ora 19:00 deri në mesnatë.

Por policia i ka kthyer shkresë opozitës se e lejon të protestojë vetëm para godinës së Kryeministrisë te bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe deri në orën 21;00.

Ashtu siç në protestat e mëparshme, në dispozicion të policisë do të jenë edhe makina të zjarrfikëses, ambulancat, si dhe kamerat e sigurisë për të vrojtuar ecurinë e protestës dhe incidente të mundshme gjatë saj.

 Edhe këtë herë, nuk do mungojnë as autobotet specialë të përdorura nga policia, e cila lëshon ujë  dhe gaz dhe ka si qëllim shpërndarjen e turmës.