Pas 7 ditësh aksion nga deti dhe toka për kapjen e dy gomoneve që çoi në arrestimin e 4 skafistëve (3 shqiptarë dhe 1 italian), policia greke ka peshuar drogën.
Bëhet fjalë për një sasi prej 1700 kg lëndë narkotike. Droga ishte fshehur në ishullin e vogël Piperi në zonën e Alonisit, në brendësi të një shpelle.
Sipas medieve greke, kjo është sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në një operacion të vetëm të trafikut të drogës Shqipëri-Greqi.





