Vrasja e studentes 21-vjeçare, Ariela Murati nga Aldison Belulaj i cili e përndiqte dhe kërkonte të lidhej me të, tronditi opinionin publik dhe pati një reagim shumë të madh për këtë ngjarje tragjike.

Policia e Policia e Tiranës i tha Televizionit Klan se nga që nga Janari i 2017, 178 femra kanë denoncuar se përndiqen nga ish-i dashuri apo ish-bashkëshorti. Vetëm këtë muaj uniformat blu kanë marrë 5 raste denoncimi.

Sipas rasteve të denoncuara, femrat përndiqen jo vetëm në rrjete sociale, por edhe në rrugë, siç ishte edhe rasti i Arielës.

Ndërsa psikologët e quajnë denoncimin e dhunës apo përndjekjes, një formë emancipimi për shoqërinë.