13 korrik 2015 – 18 persona u morën peng sot në një dyqan në një qendër tregtare në Villeneuve-la-Garenne, në verilindje të Parisit, nga tre të armatosur.
Vetëm pas 4 orësh, forcat speciale franceze bënë të mundur lirimin e pengjeve, të cilët mbaheshin aty që në 6:30 të mëngjesit.
Fatmirësisht nga operacioni i suksesshëm i policisë, pengjet arritën të shpëtonin pa u lënduar asnjë prej tyre.
Nuk është ende i qartë synimi i pengmarrësve, nëse kishin hyrë për të grabitur apo për të kryer ndonjë sulm terrorist. Forcat speciale janë vënë në kërkim të tyre.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/