Ministria e Shëndetësisë ka kryer 292 testime, 18 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 21 të shëruar në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 292 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 18 qytetarë, në këto Bashki:
10 në Tiranë, 3 në Sarandë, nga 1 qytetar në Lezhë, Durrës, Lushnje, Gjirokastër, Dimal.
Janë 183 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,252 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 13 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 21
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 292
Testime totale 2,002,921
Raste pozitive 332,029
Raste të shëruara 328,252
Raste Aktive 183
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 135
Vlorë 18
Fier 8
Gjirokastër 9
Durrës 4
Elbasan 3
Berat 3
Shkodër 1
Lezhë. 1
Dibër 1