Mediat e huaja kanë publikuar ditën e sotme pamjet ku tregohet sesi SHBA ka kryer një test nëpërmjet shpërthimit me aeroplanmbajtësen USS Gerald R. Ford në oqeanin Atlantik.

“Testi i shpërthimit” bëhet me dije se u krye duke përdorur 18 mijë kilogramë lëndë plasëse eksploziv që u aktivizua në prani në aeroplanmbajtëses, ndërkohë që qindra kompjutera regjistruan të dhënat në lidhje me qendrueshmërinë e saj ndaj situatave të ngjashme në një skenar lufte të mundshëm.

Instituti i Gjeologjisë në SHBA regjistroi në zonën ku u krye shpërthimi një tërmet me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter, i shkaktuar pikërisht nga lënda plasëse.