Qarkullonte me armë zjarri dhe plot fishekë në automjet, policia arreston në flagrancë poseduesin, një djalë 18 vjeç.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në kuadër të planit të masave për goditjen e grupeve kriminale dhe nisur nga informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas lëvizte me armë zjarri, kanë organizuar punën duke finalizuar me sukses operacionin policor.
Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Sadi R., 18 vjeç, banues në Peshkopi.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, në pjesën e bagazhit i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
*1 armë zjarri automatik
*190 fishekë
Marerialet proceduriale kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga neni 278/1/2 të Kodit Penal.





