Sarandë, 17 maj 2014 – Një 18-vjeçar është vënë në pranga nga policia nën akuzën e trafikimit të drogës. I riu është arrestuar teksa po përpiqej të transportonte në Korfuz me not një çantë me 10 kg kanabis duke nxjerrë kështu në pah se mënyrat e përdorura nga trafikantët për të nxjerrë jashtë vendit lëndën narkotike janë nga më të çuditshmet. 

Policia bën me dije se ka arrestuar adoleshentin Daniel Ciko. 18-vjeçari në momentin e arrestimit ka qenë i veshur si polumbar dhe e kishte futur lëndën narkotike në një çantë sportive. Ciko u arrestua nga Policia Kufitare disa milje larg bregut.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/