FUSHE KRUJE, 21 nëntor 2013 – Një vajzë 18-vjeçare është gjetur e pajetë mëngjesin e sotëm në fshatin Bilaj të Fushë Krujës. Viktima eshte Enkelejda Mhilli, e cila eshte gjetur pa shenja jete në një kanal pranë shtëpisë së saj. Trupi u konstatua nga familjarët e saj, rreth orës 07:00 të mëngjesit, të cilët lajmëruan më pas policinë. Ekspertë të policisë mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e vdekjes së vajzës.Dyshohet se 18-vjeçarja e cila punonte ne nje fabrike kepucesh është vrarë. Ajo po kthehej nga puna në shtëpi pasi kishte marrë pagën. Për këtë arsye policia, po heton mundësinë e grabitjes, me pasojë vrasjen.





