Një adoleshente është hedhur për vdekje nga një urë mbi autostradë, 15 vjet pasi nëna e saj vdiq pasi u hodh nga shume metra lartësi, teksa mbante në krahë vajzën e saj.

Yazmina Howard ishte vetëm tre vjeç kur ajo mrekullisht i mbijetoi rrëzimit, kur e ëma Maxine Carr u hodh nga kati i 7-të në vitin 2003.

Maxine kishte qenë viktimë e abuzimit në familje dhe kishte frikë se ish-i do ta lëndonte atë dhe do t’i merrte vajzën.

Vogëlushja e saj u gjet duke u dridhur pranë trupit të Maxine, pasi u rrëzua nga 100 metra lartësi në Maidstone, Kent.

Yazmina pësoi dëme të kafkës dhe një krah, brinjë dhe nofulla të thyera.

Por studentja e moshës 18-vjeçare shpëtoi dhe u rrit nga gjyshërit për t’i dhënë fund jetës 15 vite më vonë, kur u hodh nga një urë që kalon në Larkfield, Kent.

Ajo kishte qenë jashtë për pica me një mik të hënën në mbrëmje, përpara se të përsëriste tragjedinë.